Lindi në Tiranë, në vitin 1923. Kreu gjimnazin e Tiranës më 1943. Që në bankat e shkollës mori pjesë aktive me rininë e Ballit Kombëtar, duke u inkuadruar në batalionin e rinisë "Besnik Çano", në përbërje të të cilit, në verën e vitit 1944, luftoi deri në Kosovë. U arrestua në dhjetor të vitit 1944 dhe më 12 maj 1945, Komisioni i Hetimeve të Krimeve të Luftës e deklaroi fajtor "si pjesëtar të organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar", dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 3 vjet kohë. U lirua në vitin 1947.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 542.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.