| Xhafer Xhomo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhafer Xhomo |
| Atësia: | Hasan |
| Vendlindja: | Leskovik, Kolonjë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1932 |
| Datë Vdekja: | 31/3/2012 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | tradhti ndaj atdheut |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.39 |
| Data e Vendimit: | 9/9/1967 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Tirane |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 23/2/1979 |
| Akuza: | pjesemarrje ne organizate kunder pushtetit dhe agjitacion e propagande |
| Dënimi: | 23 Burg |
| Prokurori: | Skënder Breca |
| Data e Vendimit: | 18/5/1979 |
| Gjykatësi: | Sofokli Kongo |
| Data e Lirimit: | 1991 |
Lindur në Leskovik të Kolonjës, më 1932. Me origjinë fshatare të pasur, bej. Me arsim të lartë, zooveteriner. Dënuar dy herë nga regjimi komunist. Herën e parë më 1967 për tradhti ndaj atdheut me anë të arratisjes së mbetur në tentativë, me 20 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. Nga Burreli e transferuan në Spaç. U dënua për herë të dytë në vitin 1979, kur po vuante dënimin në Spaç, gjoja për pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare "revizioniste" që u sajua sikur kryesohej nga Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho dhe për agjitacion e propagandë. U dënua me 23 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës së zgjedhjes për 5 vjet.
Doli nga burgu me dekretin 7471 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, më 12 mars 1991.
Burime: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IX, ISKK
Libri "Ridënimi", i Fatos Lubonjës, botimet KOHA
