Lindi në Lukovë, në vitin 1900. U arrstua më 1 tetor 1947. Me vendim nr. 276, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirkastrës e deklaroi fajtor se "ka zhvilluar veprimtari kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie me punë të detyruar. U arrestua sërish më 23 maj 1955, dhe me vendim nr. 23, datë 22 shtator 1955, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë. U lirua më 18 shtator 1964.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 337
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.