Vaskë Gjino | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Vaskë Gjino |
Atësia: | Ilo |
Vendlindja: | Dardhë, Korçë |
Vendbanimi: | Tiranë2 |
Datëlindja: | 1922 |
Profesioni: | Ushtarak i lartë |
Lindi më 1922, në Dardhë, Korçë. Gjeneral. U gjykua me grupin "puçist" të ushtrisë, ku u pushkatuan Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume.
Më 12 dhjetor 1975, me vendim nr. 11, Gjykata e Lartë e dënoi për "tradhëti ndaj atdheut, sabotimit dhe agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor", me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, heqjen e të gjithë titujve dhe dekoratave që mbante dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet.
Ndërroi jetë në burgun e Burrelit.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 672