Lindi më 1893 në Tepovë, Zagori. Më 8 tetor 1946, me vendim nr. 137, Gjykata ushtarake ngriti ndaj tij një akuzë për çështje ekonomike: "fshehje të një sasie manifakture", "vegël e elementëve dallaverexhi", "kontrabandë me mallra të padenoncuara". Këto veprime gjykata i konsideroi përpjekje për "sabotim të pushtetit popullor" dhe e dënoi me 3 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2603
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.