Lindi më 1901, në Rrapëz, Lushnjë. Më 1950 u shpall kulak se zotëronte "150 dyl. tokë, 4 pendë qe, 40 lopë, 300 dhen, 30 kuaj, 10 buallica, 2 palë shtëpi, 7 hyzmeqarë, 6 bujq, 15 pendë me hak". Më 2 gusht 1951, me vendim nr. 194, Gjykata e Lushnjës e dënoi se refuzoi të dorëzonte 1662 kg grurë, me 4 vjet burg. Gruri ishte pjesë e tatimit për kulakët: u lihej sa për të ngrënë dhe gjithçka tjetër u merrej me vendim të Komitetit të Partisë së Rrethit.

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 250
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.