U internua në Savër me mamanë, tri motrat  dhe vëllanë në vitin 1959 dhe jetuan atje deri në vitet '90. Familja e saj është nga Kukësi, por fëmijët kanë lindur në Gjirokastër. Të atin e kishin pasur tregtar, por as sot nuk e dinë ku i ka eshtrat. Kur shkuan fillimisht në Savër, jetuan në "kazermat e grave dhe burrave", si quheshin atëherë. Më pas, e ëma filloi punë në bujqësi ku e ndihmonin edhe fëmijët. Ata nuk u lejuan të vazhdonin as shkollën e mesme, përveç të vëllait që me shumë përpjekje, u lejua ta kryejë, por pa mundur të vazhdojë më tej.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.