| Thanas Zhidro | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thanas Zhidro |
| Atësia: | Panajot |
| Vendlindja: | Delvinë, Sarandë |
| Vendbanimi: | Kolonjë |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 10/5/1979 |
| Akuza: | Agjitacion dhe propagandë |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Hetuesi: | Bujar Iliazi |
| Data e Lirimit: | 2/6/1986 |
E arrestuan duke e akuzuar për bashkëpunim me grekët dhe pasi nuk mundën ta vërtetonin, sajuan akuzën për agjitacion dhe propagandë dhe e dënuan me 10 vite burg dhe 5 vjet internim, pas burgut. Pas hetuesisë 9-mujore në Ersekë dhe marrjes së dënimit të gjyqit që u zhvillua po në Ersekë, shkoi në burgun e Tiranës për dy javë për t'u nisur më pas drejt kampit të Spaçit. Në Spaç, kaloi tre vjet. Pastaj e dërguan në kampin e Qafë-Barit, ku u lirua, pas një uljeje dënimi, në qershor të 1986, më shumë se 7 vjet që nga dita e arrestimit.
Punoi në miniera si në Spaç dhe në Qafë-Bari.
Burimi: Intervista e Thanas Zhadros, arkiva e familjes Doko, kujto.al
