Lindi në 1903, në Tiranë. Kreu shkollën teknike të Tiranës dhe mbaroi një specializim dyvjeçar në Londër. Kryetar i shoqatës Laboremos dhe përgjegjës i revistës Shekulli XX, botim i nxënësve të teknikes. Më 21 korrik 1948, me vendim nr. 131, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi si "agjent i imperializimit në Shqipëri, ka kryer kursin e spiunazhit në shkollën teknike", me vdekje, pushkatim, humbjen e të drejtës civile-politike përjetë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Dënimi iu kthye në burg të përjetshëm, vuajti 11 vjet.

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 217; Uran Butka, Ringjallje, (Tiranë: Phoenix, 1995), 182
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.