Lindi më 6 shtator të vitit 1907, në Vlorë. Mbeti jetim që fëmijë. Me ndihmëne Bashkisë së qytetit u dërgua për studime në shkollën teknike «Harry Fultz» të Tiranës. Pas përfundimit të shkollës, punoi si teknik në centralin elektrik të Beratit, të Vlorës dhe të Kavajës. U arrestua më 1947 si «agjent në shërbim të imperializmit anglo-amerikan dhe armik i Pushtetit Popullor». Fillimisht u dënua me vdekje, por përfundimisht bëri shumë vite burg.

Burimi: H. Gonxhja, I. Gogaj, Sh. Bumçi, Ndihmesa e ish nxënësve dhe mësuesve të Shkollës Teknike të Tira-nës për zhvillimin e vendit dhe luftën për çlirim e demokraci, Tiranë, 2006, vii. 2, f. 253.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.