Lindi më 1913, në Dhrovjan të Sarandës. U arrestua më 24 prill 1947. Me vendim nr. 243, datë 18 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një organizatë tradhtare, është vënë në shërbim të Sillogut të Janinës, ka kryer detyrat e këtij Sillogu, ka dhënë informata me karakter sekret, ka bërë agjitacion e propagandë», ndaj dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U amnistua më 1959.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 216.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.