Lindi më 15 qershor 1923, në Gramsh. Me vendim nr. 17, datë 25 janar 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me diversantët" dhe e dënoi me 8 vjet burg. Me vendim nr. 56, datë 12 gusht 1955, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje në një shtet armik" dhe për "arratisje nga vendi i ndalimit" dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Më 18 maj 1965, iu falën 2 vjet nga dënimi. Më 8 shtator 1967, iu fal pjesa e mbetur e dënimit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 245
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.