Lindi në vitin 1893, në Nivicë të Kurveleshit. Më 28 gusht 1951, me vendim nr. 96, Gjykata Ushtarake e Gjirokastër e deklaroi fajtor për «strehim, furnizim dhe bashkëpunim me bandat e diversantëve», si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës», dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe konfisimin e pasurisë. Me vendim nr. 500, 6 nëntor 1951, Gjykata Ushtarake e Tiranës ia zbriti dënimin në 10 vjet burg dhe punë të detyruar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 363
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.