| Shaban Bulica | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shaban Bulica |
| Atësia: | Dervish |
| Vendlindja: | Kolesjan, Kukës |
| Datëlindja: | 13/3/1920 |
| Profesioni: | Ushtarak |
| Datë Vdekja: | 18/10/1994 |
U lind në Kolesjan të Kukësit më 13.3.1920. Mbaroi Akademinë Ushtarake në Itali në fundin e viteve ‘30. Ishte anëtar i Brigadës së 24-t Sulmuese. Pas luftës, mori detyra të larta ushtarake. Më 27. 8. 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me pushkatim për tradhti të lartë ndaj atdheut dhe me 15 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, përfundimisht me pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e gjithë të drejtave. Presidiumi i Kuvendit Popullor më 26.9.1953 ia ktheu dënimin në 25 vite vite heqje lirie, nga të cilat kreu 11 vjet. U lirua më 23.3.1964. Sipas familjarëve, akuzohej se kishte furnizuar me armatim serbët, por në inventarin e bërë më pas nuk doli as një fishek mangët. Jetoi deri më 18.10.1994. Sipas familjarëve, Shaban Bulica konsiderohej një mendje brilante në zonë dhe, megjithëse ishte armik i popullit, respektohej nga bashkëfshatarët e tij.
