Lindi më 1896, në Krujë. Më 13 nëntor 1946, me vendim nr. 484, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 1 vit burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 1 vit kohë. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr.493, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. U lirua më 18 maj 1962.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 390
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.