U lind në Gjakovë. Në vitin 1930 mbaroi gjimnazin në vendlindje dhe për shkak të vështirësive ekonomike, arratiset drejt Shqipërisë. Studioi në Shkodër deri në vitin 1934. Vitin shkollor 1934-1935 e kreu në gjimnazin e shtetit në Tiranë. Në vitin 1936, u emërua në seksionin e statistikave në Ministrinë e Ekonomisë. Në vitin 1939  bashk ëme nëpunësit e tjerë të kësaj kategorie kaloi në Drejtorinë e Përgjitshme të Statistikave në Kryeministri. Punoi deri në tetor 1944, kur u dërgua në komandën partizane në Priskë. Më 1945-46 ishte përgjegjës i statistikës në Komitetin Ekzekutiv të Prefekturës së Gjirokastrës. Në vitin 1946, punoi në NISH Elektriku Tiranë. U pushua për qëndrim jo të mirë politik me urdhër të Kryeministrisë. Në vitin 1948, filloi punë për disa muaj në hidrocentralin e Selitës.

I dënuar dy herë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Herën e parë ishte në listat e arrestimeve të shkurtit 1951, kur pas hedhjes së dinamitit në oborrin e Legatës Sovjetike u bënë arrestime masive në Tiranë. U dënua me 3 vjet heqje lirie.

Disa vjet pas mbarimit të dënimit të parë, u dënua sërish. U përpoq të arratisej nga Shqipëria së bashku me disa shokë, por u kapën më 15 maj 1961.

Burimi: AMPB, F.1, D.5789
Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, 2017
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.