Klerik katolik. Lindi në Shkrel, më 21 maj të vitit 1916. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane në Shkodër, ndërsa të lartat për teologji në Itali. Shugurohet meshtar në vitin 1940. Shërben pranë shkollës franceskane deri në vitin 1946, kur arrestohet dhe dënohet “për motive politike“ nga regjimi komunist. Vuan dënimin në burg për pesë vjet. Kur lirohet provon punët më të rënda në komunale, në fabrikën e sapunit, ku aksidentohet dhe vdes në vitin 1984.

 

 

 

Burimi: Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik, Tiranë, 2007
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.