Lindi më 1923, në Korçë. U arsimua jashtë Shqipërisë, në Itali. Rridhte nga një familje e pasur. I ati ishte emigrant në SHBA dhe me të ardhurat e fituara nga puna atje, ndërtoi një vilë në qendër të  Korçës, e cila pas sekuestrimit, u përdor si shtëpi nga kryetari i Komitetit Qendror të rrethit.

Më 25 qershor 1953, me vendim nr. 1073, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «vënie në shërbim të agjenturës së huaj dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë.

Samiu vdes në moshën 53-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, por la pas një vajzë të vogël 2-vjeçare. Ato pak vite pas burgut i kaloi bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e porsalindur në një depo ku komunalja e qytetit linte veglat (sot, ndërmarrja e pastrim-gjelbërimit).

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 193
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.