Lindi në Trush të Shkodrës, më 28 shtator 1910. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, dhe shtesën e bërë në pikën 7 të udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 3 dhjetor 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për «motive politike» nga ish i dënuari Rrok Prela nga data 15 shkurt 1945 deri në datën 28 nëntor 1945 (mbajtur i burgosur në hetuesi).

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 357
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.