Lindi në vitin 1925, në fshatin Reç të Dibrës. U arrestua më 23 janar 1945 dhe më 24 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Kukësit e deklaroi fajtor se "ka strehuar dhe furnizuar Muharrem Bajraktarin", ndaj dhe e dënoi me 10 vjet burg. Më 21 dhjetor 1945, konform Dekretit të Faljes, dënimi iu zbrit në 5 vjet heqje lirie.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 475
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.