U lind më 5.6.1916 në Mirditë. U arrestua bashkë me shumë mirditorë të tjerë, pas vrasjes së sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë në Mirditë, Bardhok  Biba, më 7.8.1949. Edhe pse personat nuk kishin lidhje me vrasjen, 14 u vranë dhe disa të tjerë u dënuan me burgime të gjata, siç ishte Prenga. Gjykata e dënoi me 20 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. U lirua më 21.5.1966. Vuajti 16 vjet, 9 muaj dhe 10 ditë burg.

Burimi: Arkivat
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.