Lindi në Iballë të Pukës, më 2 mars të vitit 1897. Me vendim nr. 334, datë 12 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se "gjatë okupacionit fashist ka qenë në rradhët e milicisë fashiste me gradën N/Toger, ka mobilizuar ushtrinë dhe e ka hedhur në luftë kundër ushtrisë nacional-çlirimtare" dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit. U arrestua sërish dhe, me vendim nr. 131, datë 12 gusht 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor "për përkrahjen e divesantëve" dhe e dënoi me 8 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 358
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.