Lindi në Delvinë, në vitin 1944. Me vendim nr. 58, datë 22 qershor 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U amnistua me dekret nr. 360, datë 23 nëntor 1962 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. U arrestua sërish dy vjet më vonë, dhe me vendim nr. 63, datë 17 nëntor 1964, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 395
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.