Lindi në Koshovicë të Gjirokastrës, në vitin 1911. U arrestua më 7 tetor 1946, dhe me vendim nr. 96, datë 7 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi "armik të popullit", "sabotator të pushtetit", e akuzoi se "ka sabotuar zgjedhjet", "ka bërë propagandë kundër pushtetit"dhe ka "pasë dijeni mbi rrjetin e spiunazhit në Sarandë dhe ka heshtur duke mos kryer detyrën", dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave politike. Në bazë të nenit 51/1 të ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946 mbi D. P. P., dënimi iu kthye në 20 vjet privim lirie me punë të detyruar. U lirua nga burgu me Dekret nr. 819, datë 27 prill 1946 të P. K. P.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 134
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.