Avokat. Lindi në Shkodër, më 1914. Studimet e larta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 15 shtator të vitit 1946, për veprimtari kundër pushtetit popullor dhe për tentativë arratisjeje për në Itali. Më 16 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme bashkë me profesor Kol Prel Gjokën.

Gjykata e Lartë mblodhi Këshillin e saj më datën 23 mars 1948 dhe me vendimin nr.108, vendosi: Refuzimin e kërkesës së të pandehurve për falje jete, të dënuar nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 180
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.