Lindi më 1925, në Bërdicë të Shkodrës. Më 17 dhjetor 1964, me vendim nr. 98, u deklarua fajtor për "tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë për arratisje dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe u dënua me 20 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.

Kishte qenë partizan gjatë Luftës Nacional Çlirimtare dhe kryetar kooperative kur ishte krijuar, por kishte një vëlla të arratisur. Bashkë me të vëllanë, Pjetër strehuan në shtëpi një të njohur që donte të arratisej sepse sipas Kanunit mikun nuk mund ta prisnin në besë, por ai person kapet dhe tregon emrat e njerëzve që e kishin ndihmuar. Vëllezërit Lorja dënohen me nga 20 vjet burg, pas një gjyqi të hapur që u zhvillua në shkollën 7-vjeçare, në qendër të fshatit.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 31-32
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.