Inxhinier mekanik, mësues.Lindi më 6 tetor të vitit 1901, në Shkodër. Më 1926 kreu Shkollën Teknike të Tiranës dhe u emërua mësues në po këtë shkollë. Në vitet 1930-1932 ndoqi studimet universitare në Angli, në degën e inxhinierisë mekanike, të cilat i ndërpreu për arsye ekonomike. Pas kthimit në Shqipëri, punoi si mësues i lëndës teorike të mekanikës dhe, njëkohësisht, si drejtor i Ofiçinës së Shkollës Teknike nga viti 1933 deri në fund të vitit 1952. U arrestua më 13 mars 1953, si «ish pasues i ideve të Fulcit dhe për agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor» dhe u dënua me pesë vjet heqje liri.

 

Burimi: Gonxhja, I. Gogaj, Sh. Bumçi, Ndihmesa e ish nxënësve dhe mësuesve të Shkollës Teknike të Tira-nës për zhvillimin e vendit dhe luftën për çlirim e demokraci, Tiranë, 2006, vii. 2, f. 253.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.