Lindi në vitin 1900, në Kukës. Me vendim nr. 92, datë 14 dhjetor 1954, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 16 vjet burg dhe konfiskimin e bagëtive. Me vendim nr. 310, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me dekretin nr. 2517, datë 2 shtator 1957, iu fal dënimi aksesor mbi konfiskimin e lopës dhe 8 deleve. Me dekretin nr. 310, datë 30 dhjetor 1954, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 170
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.