Lindi në Tiranë, më 1931. Më 12 shkurt 1976, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër pushtetit", dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. U ridënua teksa kryente dënimin, dhe më 15 dhjetor 1981, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor "për krimin e agjitacionit dhe të propagandës", ndaj e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim. Me dekret nr. 7276, datë 8 shkurt 1989, iu fal pjesa e mbetur e dënimit.

Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 8-9
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.