Pal Zefi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Pal Zefi |
Atësia: | Gjergj |
Datë Vdekja: | 24/5/1973 |
Vënd Vdekja: | Burgu i Spaçit |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ngjarja i përfshirë: | Revolta e burgut të Spaçit |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim krimin e sabotimit ekonomik" |
Gjykata: | Gjykata e Lartë, |
Data Ekzekutimit: | 24/5/1973 |
Vendi Ekzekutimit: | Burgu i Spaçit |
Në burgun e Spaçit, ku po vuante dënimin, u përfshi në revoltën e të burgosurve. Më 24 maj 1973, ditën e shtypjes së kësaj revolte, Gjykata e Lartë, duke shprehur verdiktin e Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal, e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim krimin e sabotimit ekonomik» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pjesës së tij të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U ekzekutua po atë natë, bashkë me Dervish Bejkon, Hajri Pashajn dhe Skënder Dajën. Trupi i tij nuk është gjetur.
Sot, shkolla e fshatit të origjinës së tij, Rrushkull i Durrësit mban emrin e tij.