Lindi më 1912, në Dardhë të Pukës. U arrestua më 20 janar 1976. Me vendim nr. 40, datë 22 maj 1976, Gjykata e Rrethit të Pukës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit" dhe e dënoi me 20 vjet burg.

Ka qenë i burgosur në Ballsh. Sipas familjarëve, ka ndërruar jetë në spitalin e burgut. Familjarët tregojnë që kur shkoi i vëllai për të marrë trupin, i thanë që duhet të priste sa të përfundonte dënimin. Nuk i kanë gjetur eshtrat as sot

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 317
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.