Nustret Çela | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nustret Çela |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 16/1/1959 |
Gjyqi | |
Akuza: | «Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». |
Dënimi: | 8 Vjet Burg |
Vendimi: | 4 gusht 1976, Gjykata e Rrethit të Tiranës |
Lindi më 16 janar të vitit 1959, në Tiranë. Më 4 gusht 1976, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe dënoi me 8 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 25 gusht 1976. Po atë vit u arratis nga burgu, por u kap. Ndaj më 18 dhjetor 1976, Gjykata e Rrethit të Lezhës e deklaroi fajtor për «arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit» dhe dënoi me 1 vit e 6 muaj heqje lirie. Duke bërë bashkimin e dënimeve, përfundimisht u dënua me 8 vjet e 11 muaj heqje lirie.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 443.