Nush Ndoci | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nush Ndoci |
Vendlindja: | Shkrel |
Gjyqi | |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 57 |
Data e Vendimit: | 28/3/1959 |
Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë |
Lindi më 1940, në Shkrel. Më 28 mars 1959, me vendim nr. 57, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "përgatitje për akte terrorriste", për "tentativë arratisje" dhe për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 4 vjet kohë.
Sipas studiuesit nga Gurëzi, Ndue Hotit, Nushi mbaroi shkollën unike në Gurëz, vazhdoi kursin dyvjeçar për mësues në Elbasan dhe ishte mësues në Fushkuqe, kur u arrestua me grupin e Pjetër Mirit. Nush Ndoci u dënua fillimisht me vdekje, por për arsye moshe iu fal jeta nga Enver Hoxha. Ai u torturua psikologjikisht nga gardianët e burgut të cilët e mundonin sikur nuk i ishte falur jeta, e provokonin sikur vinin për ta marrë për ta pushkatuar deri sa djaloshi i ri u sëmur.