Lindi në vitin 1923, në Berat. U arrestua më 3 prill 1951, dhe me vendim nr. 98, datë 20 dhjetor 1954, Gjykata Ushtarake Territoriale e Durrësit e deklaroi fajtor për «arratisje jashtë shtetit, agjitacion e propagandë, pjesëmarrje në luftë kundër partizanëve», dhe e dënoi me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë. U lirua më 28 dhjetor të vitit 1964.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 135.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.