Lindi në Hot, më 26 shtator të vitit 1919. Studioi në Romë në universitetin Antonianum. Kthehet në Shqipëri më 1941. Në moshën 21 vjeç pati nji krijimtari të begatshme si kritik letrar, përkthyes, poet etj. Bashkëpunoi në shtypin letrar si: Hylli i Dritës, Shkëndia, Balli i Rinisë, Tomori i Vogël, Cirka, Jeta Kristjane, Vatra Shqiptare etj. Përdori pseudonimet Basho Jona, Ba-Jo., Melibeu, N. D., Nl. Përktheu nga latinishtja nga krijimtaria e Horacit, Ovidit, Virgjilit, Katulit, Manzonit etj. Përkthimet klasike kryesisht i botoi gjatë katër viteve në revistën e drejtuar nga Ernest Koliqi, Shkëndija 1940-1943. Gjatë dy burgimeve i kanë humbur shkrime, nga konfiskimi dhe më pas nga djegia e banesës në vendin ku ngrihet klubi Vllaznia. Më 1 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «sabotim», me 15 vjet burg, punë të detyruar dhe heqjen e së drejtës elektorale. Me dekret nr. 819, më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në shtatë vjet. Më 2 shtator 1977, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «agjitacion propagandë kundër shtetit», me dhjetë vjet burg.

Përkthime: Prej Horacit Liber I, 37; III, 30; IV, 7 , Shkëndija, II/1941; f. 62-63; 167-168; 227-230; Manzoni: 5 Maj, H. D., n.1-3 1943; f. 23-26; Antologji e poezisë së madhe botërore, Naim Frashëri, Tiranë 2008; Koineja e gjuhës shqipe, Tiranë 2008. [Gjon Shllaku] cit. në Nikoll Dakaj; Antologji e Poezisë së madhe Botërore, Naim Frashëri, Tiranë, 2008, f. 14-15; Nikoll Dakaj: Koineja e gjuhës shqipe, Naim Frashëri, Tiranë, 2008.

Burimi: Fondi 1, Viti 2013, Dosje 4, Faqe 567.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.