| Nikolin Kurti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nikolin Kurti |
| Atësia: | Tom |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1980 |
| Akuza: | Tentativë arratisjeje dhe agjitacion dhe propagandë |
| Dënimi: | 22 vjet Burg |
| Gjykatësi: | Vladimir Kristo |
| Data e Lirimit: | 1990 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - |
| Burgu: | Burgu i Qafë Barit |
Fëmija i vogël i Tom Kurtit, të vrarë pa gjyq nga regjimi komunist. Nikolinit, pasi mbaroi liceun artistik "Jordan Misja", nuk iu dha bursë për të vazhduar studimet e larta për muzikë, ngaqë ishte i prekur politikisht. Nisi punë si kasap. Survejohej gjithë kohës nga Sigurimi. Për këtë arsye vendosi të arratisej. U pikas në kufi, por i shpëtoi breshërisë së automatikëve. Megjithëse kaloi Bunën dhe Drinin me not, u detyrua të kthehej për të mësuar fatin e shokut që e shoqëronte, i cili kishte pasur frikë të hidhej në lumë dhe ishte arrestuar nga forcat kufitare. Arrestohet dhe dënohet me 22 vite burg: 14 për tentativë arratisjeje dhe 8 për agjitacion dhe propagandë. Vuan në Spaç dhe Qafë-Bari deri në vitin 1990, kur u lirua me amnisti.
