Myslim Sedja i datëlindjes 1915, lindur dhe banues në Kavajë. Profesioni arsimtar.

Ka kryer shkollën e mesme normale të Elbasanit. Arestuar më 7 shtator 1947. Myslymi mbasi mbaron shkollën bujqësore amerikane të Kavajës (Golem) në vitin 1928 regjistrohet në Normalen e Elbasanit, mbas 4 vjetësh në vitin 1936 mbaron Normalen e Elbasanit e emërohet mësues në Berat në fshatin Kapinovë ku qëndron 2 vjet. Riemërohet në fshatin Germanje të Kavajës ku punon deri në tetor të vitit 1946. Më vonë e trasferojnë për dënim politik në fashtin Therapol të Skraparit ku dhe e arestojnë. Në promemorjen e M.P.B. për Myslym Sedjan shkruhet: “Për qëndrim antipushtet organet e Minstrisë së Punëve të Brëndëshme arrestuan Myslym Sedja me profesion arsimtar dhe antarë i “organizatës tekniko-intelektuale të Durrësit” duke bërë pjesë në grupin e Kavajës. Me të gjitha format ka bërë përpjekje …reformat e pushtetit tonë të dështojnë, ka propoganduar për ndërrimin e situatës në vëndin tonë dhe mardhënjet tona me Jugosllavinë i paraqet në rrethin e vet shoqëror si aspak të mira. Vazhdimisht ka propoganduar se vëndi ynë duhet të lidhet me vëndet Perëndimore, ndërsa Shqipërinë e ka paraqitur si gjysëm koloni. Vepra dhe qëndrimi i tij ka qenë armiqësor në proçesin hetimor. Ka rezultuar se është element shovinist. Ka propoganduar për Kosovën e Çamërinë. I rrezikshëm si intelektual dhe deri diku ka influencë në Kavajë. Paraqet rrezikshëmri për probleme akute të kombit tonë si problemi i Kosovës dhe ai i Çamërisë”. Myslim Sedja dënohet me 8 vjet burg.

Burimi: Astrit Jegeni
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.