Lindi më 1955, në Berat. U arrestua në vitin 1977, bashkë me Luftar Protoduarin [shih], Riza Hazizin [shih] dhe Ushtar Çobon [shih], si anëtar i një «grupi që do të hidhte në erë kombinatin e tekstileve». Në janar 1978, Gjykata e Rrethit të Beratit e dënoi në bazë të neneve 76 (përhapje e sekretit shtetëror) e 28 të Kodit Penal, me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 389
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.