Lindi më 1919, në Tiranë. Më 27 qershor 1945, Gjykata Speciale për Dezertimet e dënoi me vdekje, «për përhapje parrullash disfatiste në ushtri, mbajtje mbledhjesh konspirative që kishin qëllim dezertimin dhe disorganizmin e partizanëve, përgatitje atentatesh, diskreditimin e ushtrisë dhe uljen poshtë të prestigjit të qeverisë». Më 4 korrik 1945, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm.

Sipas revistës Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, Muharrem Dashi u dënua për motive politike dhe për shkak se ishte i biri i hoxhës Mahmud Dashi.

Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.77-78.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.