Lindi më 25 mars 1900, në Shënapremte, Gramsh. Me vendim nr. 15, datë 13 janar 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e ndëshkimit. U arrestua sërish më 1960, dhe me vendim nr. 67, datë 31 maj 1960, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e dënoi me 1 vit dëbim për shkak të qëndrimit të tij në Elbasan pa qenë i pasaportizuar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 442
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.