Lindi në vitin 1933, në Tiranë. Më 14 dhjetor 1966, me vendim nr. 12, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor "për krimin e parashikuar nga nenet 64,10,73/ I, 199/I, 35,185/II, 91/2, 100, 153/I, 94/2, 204" e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe ndalim profesioni për 3 vjet kohë. U lirua më 27 nëntor 1987. Më 4 mars 1967, me vendim nr. 41, Gjykata Ushtarake e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor "për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut" dhe "për agjitacion e propagandë" e dënoi me 25 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 322
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.