| Mërkur Babameto | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mërkur Babameto |
| Atësia: | Rasim |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 21/8/1930 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1967 |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë». |
| Dënimi: | 8 Vjet Burg |
| Vendimi: | 23 janar 1967, Gjykata e Tiranës |
| Internimi | |
| Vendi i internimit: | Kampi nr.7 Tiranë |
Lindi më 21 gusht të vitit 1930, në Gjirokastër. U arrestua më 1967 dhe më 23 janar të po atij viti, Gjykata e Tiranës e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë për «agjitacion dhe propagandë». U riarrestua pas revoltës në repartin e riedukimit 303 Spaç (21-23 maj 1973), por çështja kundër tij dhe të pandehurve të tjerë Zef Ashta, Gramoz Spaho dhe Muho Curro, u pushua për mungesë provash. Në vitin 1981 u internua bashkë me të shoqen, Zyrha Mustën, në fshatin Përcëllesh të Tiranës. Në vitin 1990, u largua nga Shqipëria dhe jetoi 20 vite në Itali.
Burimi: AISKK, F.1, V.2012, D.1, Fl. 119.
