Lindi në vitin 1938, në Dukat, Vlorë. Prindërit e tij ishin Alem dhe Mine Hamzo. Kreu studimet në politeknikumin “17 Nëntori”.

Me vendimin Nr.61 datë 12/7/1958 dhe vendimin Nr. 3 datë 21/1/1960 të Gjykatës Ushtarake të Tiranës, u dënua për tentativë arratisjeje. Memeti bëri 19 vjet burg dhe e liruan më 02/08/1977. Banesat e tij në periudhën e burgut ishin Burreli dhe Spaçi.

Memeti, së bashku me disa shokë, në vitin 1992 krijuan shoqatën ekonomike-tregtare të ish-të burgosurve politikë, “Ringjallja”. Shoqata u shërbeu mijëra familjeve shqiptare me ndihma ekonomike.

Memeti vdiq në Tiranë në moshën 65-vjeçare, më 10.08.03 i rrethuar nga familja e tij.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.