Lindi më 1900, në Dukat, Vlorë. Anëtar i Ballit Kombëtar. U arrestua më 24 maj 1949, dhe më 25 nëntor 1949, me venidm nr. 201, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak e deklaroi fajtor "për krimin e krijimit të një organizate kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 15 vjet burg, "për krimin e agjitacion e propagandës" me 5 vjet burg dhe "krimin e tentativës për të rrëzuar pushtetin popullor" me 10 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 329
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.