Lindi në Tropojë, në vitin 1918. Me vendim nr. 353, datë 28 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor si «kriminel për faje penale kundër popullit dhe shtetit», dhe e dënoi me privim lirie për jetë (punë të detyruar), humbjen e të drejtave politike përgjithmonë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Dënimi filloi të zbatohet më 3 mars 1947. U lirua nga burgu më 12 mars 1965, me plotësim kohe.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017),312.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.