U lind në vitin 1905, në Gazull të Mirditës.

Pas vrasjes së sekretarit të parë të Komitetit të PKSH-së së Mirditës, Bardhok  Biba, më 7.8.1949, regjimi u hakmorr duke vrarë dhe burgosur shumë njerëz që nuk kishin lidhje me vrasjen e tij. Një nga të dënuarit me më shumë vite burg në këtë proces, ishte Mark  Marku. U arrestua më 11 gusht 1949 dhe me vendim nr. 98, datë 16 gusht 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me kriminelët e arratisur" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 29.3.1967. Kishte dhe një dënim të mëparshëm në vitet 1945-1947. Vuajti 17 vjet, 7 muaj dhe 18 ditë burgim

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 225; Arkivat
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.