Lindi më 1918, në Lugar të Gjirokastrës. Me vendim nr. 125, datë 25 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "dhënie informatash organizatës së spiunazhit të Janinës dhe për dezertimin nga rradhët e ushtrisë", dhe e dënoi me 8 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Me vendim nr. 30, datë 15 shkurt 1951, të Gjykatës së Lartë, vendimi i mësipërm u prish dhe aktet u kthyen për rigjykim. Me vendim nr. 73, datë 29 maj 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisje" dhe e dënoi me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish dhe, me vendim nr. 30, datë 25 prill 1973, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë", dhe e dënoi me 6 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 99
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.