Banues në Tatzat, Delvinë. I dënuar së bashku me Kajtaz Çelon në vitin 1945 në Delvinë. Gjyqi ushtarak zhvillohej në një salle plot me militantë të partisë komuniste që thërrisnin në kor “vdekje ballistëve, vdekje tradhtarëve". Në dosjen gjyqësore të Malo Baçit janë trembëdhjetë deklarata të lëshuara nga bashkëfshatarë, disa dhe minorenë, ku e vetmja akuzë është aderimi i tij në organizatën e Ballit Kombëtar 'duke marrë në qafë' shumë bashkëfshatarë të tjerë me influencën e tij si Myhyb i Teqesë së Zallit, Gjirokastër. E gjithë kjo farsë gjyqësore orkestrohej nga Qemal Selimi, nga Tatzati, i graduar pas Çlirimit,  prokuror ushtarak në disa rrethe të vendit. E shoqia e Malos, Hatemja para se të zhvillohej gjyqi kërkoi që të dëshmohej e vërteta në gjyq duke iu drejtuar disa bashkëfshatarëve që kishin dijeni për këtë. Thirrjes së saj iu përgjigjën dy veta, Mehmet Kapo dhe Ahmet Tahiri, ky i fundit babai, i Iljaz Ahmetit, majori i dënuar në Konferencën e Tiranës nga diktatori. Të dyja këto familje ishin të lidhura me partinë komuiste, por dëshmuan të vërtetën. Megjithatë gjyqi e dënoi Malon me pesë vjet burg. Pas kryeries së dënimit, Malua u kthye në fshat dhe në një përballje me njërin nga deklaruesit akuzues pikërisht Nimet Selimi, vëllai i prokurorit ushtarak, u pyet nga ky i fundit: “Malo ç’do bëje sikur të vijë koha të kthehesh në pushtet se ne të rrezikuam?” Dhe Malua i përgjigjet: “Nuk është e thënë se do bëja si ju, nuk jemi një soj me ju.”

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.