Lindi në Paramithi të Çamërisë, më 27 dhjetor 1925. U arrestua më 24 gusht 1953. Me vendim nr. 58, datë 31 mars 1954, Gjykata Territoriale e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut (vepra përgatitore për tu arrtisur në Greqi)" dhe e dënoi me 12 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me dekret nr. 33, datë 1 shtator 1961, iu fal dënimi aksesor mbi të drejtat elektorale. U lirua më 24 janar 1961.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 283
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.