Shkrimtar, përkthyes, mësues.

Lindi më 2 shkurt 1933, në Berat. Në moshë të vogël i arrestuan të atin. Nga vuajtjet, asaj i pushkatuan vëllanë dhe më pas nipin, e ëma pësoi tronditje nervore dhe u shtrua në spitalin psiqiatrik, duke i lënë fëmijët vetëm.

Kreu shkollën pedagogjike në Berat, dhe, për disa kohë, punoi si mësues. U arrestua në dhjetor të vitit 1975, në Vlorë. Më 20 prill 1976, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit, ku dhe u ridënua. Pas rënies së diktaturës u vendos në Tiranë.

Vepra: “Nën terrorin komunist dhe ese të tjera” (ISKK, 2014). Ka përkthyer “Aforizma të papërshkruara ndonjëherë” të Oskar Uajldit dhe “Net të bardha” të Dostojevkit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 447
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.